Bujar Osmani me mesazh të fuqishëm me rastin e 8 Shtatorit: “Të japim besë, nuk ka kthim prapa, e ardhmja është Evropa!”
Kandidati aktual për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i punëve të jashtme, Bujar Osmani, këtë mëngjes me një video-mesazh, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroi 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë .
Në mesazhin e tij, Osmani kujtoi vizionin, guximin dhe këmbënguljen e gjeneratave që hapën rrugën drejt një shteti të pavarur dhe të lirë, duke theksuar se gjenerata e sotme ka detyrimin ta vazhdojë këtë betejë me vendosmëri edhe më të madhe.
