Një skandal i vërtetë ka ndodhur sot në lagjen Çairçankë të komunës së Çairit, aty ku kandidati për kryetar komune Izet Mexhiti dhe kryetari aktual Visar Ganiu, të dy përfaqësues të koalicionit “VLEN”, pretendojnë se përfaqësojnë interesat e shqiptarëve.
Qytetarët kanë parë me sytë e tyre një makinë duke qarkulluar në rrugët e Çairit me flamurin e Serbisë të vendosur hapur dhe provokues në mes të një zone me shumicë shqiptare. Dhe skandali nuk mbaron këtu: asnjë reagim zyrtar nga Izet Mexhiti apo Visar Ganiu! Heshtje totale. As denoncim, as ndalim, as distancim!
A është kjo fytyra e vërtetë e “përfaqësimit shqiptar”? A është Çairi kthyer në zonë të lirë për provokime antikombëtare nën qeverisjen e tyre?
Ndërkohë që qytetarët ndihen të tradhtuar dhe të fyer, VLEN duket se po VLEN… vetëm për karrierat personale, jo për mbrojtjen e interesit shqiptar në kryeqytet.
Video dhe pamje të makinës provokuese janë bërë virale, por zyrtarët e komunës zgjedhin të mbyllin sytë. A mos vallë u pengon vetëm flamuri shqiptar kur valon, por jo ai serb?
