Bujar Osmani dhe Ilirjan Fetahu në takim me dibranët: “Elita me dije e ndershmëri është garanci për të ardhmen”

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, së bashku me Ilirjan Fetahun dhe bartësin e listës Artin Spahiu, zhvilluan një takim frymëzues me dibranët në Shkup. Në këtë tubim u vlerësua roli i tyre si një elitë intelektuale me integritet, dije dhe kontribut në shumë fusha të jetës shoqërore.

Osmani dhe Fetahu theksuan se dibranët përfaqësojnë një vlerë të shtuar për shoqërinë dhe një garanci të fortë se e ardhmja ndërtohet mbi dije, ndershmëri dhe përkushtim. Ata nënvizuan se ky potencial duhet të jetë pjesë e ndërtimit të një Çairi më të zhvilluar, më dinjitoz dhe më të bashkuar.

Takimi u përmbyll me mesazhin se besëlidhja dhe përkushtimi ndaj vlerave të ndershmërisë janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet progresi i ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top