Shkruan: Rijad Shaqiri
Të nderuar qytetarë dhe banorë të Komunës së Likovës,
Sot jeni dëshmitarë të një provokimi të hapur nga ana e zëvendëskryeministrit Ivan Stoiloviq, i cili me flamurin e Serbisë dhe me mbishkrime me përmbajtje provokuese tentoi ta sfidojë dhe ta provokojë Komunën e Likovës.
Ditëve të fundit po shohim se, nga paaftësia për të parandaluar proceset dhe tendencat pro-serbe, individë dhe struktura të caktuara politike shpifin e përgojojnë kundër të tjerëve. Por duhet ta dinë të gjithë se tradhti e vërtetë është të provokosh në Komunën e Likovës me aventura të tilla të pseudo-patriotëve që shërbejnë interesave të këtyre strukturave politike.
Tradhti është të sjellësh Stoiloviqin në Mateç, në një manastir që për 23 vjet nuk ka qenë objekt vizitash nga askush, e ta përdorësh këtë për qëllime politike dhe provokuese.
Banorët e Likovës kanë treguar gjithmonë qartësisht se nuk frikësohen nga askush dhe nuk lejojnë që provokime të tilla të cenojnë dinjitetin, vlerat dhe qetësinë e tyre. Ne jemi të bashkuar dhe të vendosur të mos biem pre e asnjë provokimi.
