Bujar Osmani, kandidat i koalicionit shqiptar, AKI për Çairin, po vazhdon me ritëm të lartë fushatën e tij, ndërsa një familje e tërë në lagjen Sahat Kullë ka vendosur t’i bashkohet dhe ta mbështes atë.
Ky veprim tregon besimin në vizionin e tij dhe në zgjerimin e mbështetjes për lëvizjen qytetare në Çair.
Osmani thekson se kjo nuk është një garë partiake, por një bashkim për dinjitetin dhe mirëqenien e komunitetit.
Ai fton të gjithë banorët që besojnë se Çairi meriton më shumë, të bashkohen për ta bërë lagjen një shtëpi të denjë për çdo familje.
Ky zhvillim pasqyron forcimin e pranisë së tij në terren dhe mobilizimin e qytetarëve rreth një vizioni për ndryshim konkret në Çair.
