Labudoviq mori mbështetje (të pa)pritur në prag të raundit të dytë
Kandidat për kryetar të komunës së Qendrës nga ZNAM, Mirosllav Labudoviq, mori mbështetje nga partia Vlen për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sonte, mbështetja u zyrtarizua gjatë një takimi me banorët e lagjeve Kale dhe Dukandxhik, ku morën pjesë edhe liderët e të dy partive.
Ky është bashkëpunimi i dytë i këtij lloji, pas mbështetjes së Labudoviqit dhe në Kumanovë për kandidatin Maksim Dimitrievski.
Në praktikë, duket si një lëvizje e papritur politike, ku qytetarët shohin vetëm mbështetje që ndryshon sipas interesave të momentit.
