Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen me një koment plot humor, duke iu drejtuar Kristijanit me një ankesë në fund të fjalës së tij.
“Dhe në fund fare kam edhe një ankesë për Kristijanin, përkthyesen më të mirë e mbajti për vete!”, u shpreh Rama, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura te të pranishmit.
Me këtë batutë, Rama solli një moment humori në aktivitet, duke ironizuar zgjedhjen e përkthyeses dhe duke e shoqëruar përfundimin e fjalës me stilin e tij karakteristik komunikues.
Një koment i shkurtër, por që nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit.
