Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani ishin prezent në varrimin e Fatos Nanos

Ali Ahmeti dhe nënkryetari Bujar Osmani ishin prezent sot në ceremoninë mortore të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, Ali Ahmeti shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të mikut të tij, duke e përshkruar Nanon si një personalitet me mendje të ndritur dhe zemër të madhe.

“Sot i dhamë lamtumirën e fundit mikut tim, Fatos Nanos. Një njeri me mendje të ndritur e zemër të madhe, që e deshi kombin dhe punoi për të mirën e tij. E kam njohur si mik, si shok, si bashkëbisedues të urtë dhe si burrë shteti që e dinte peshën e fjalës dhe të përgjegjësisë. U prehtë në paqe! Kujtimi për Fatosin do të mbetet i gjallë ndër ne,” ka shkruar Ahmeti.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë personalitete të shumta politike, familjarë dhe miq, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e Fatos Nanos.

Back To Top