Ndërron jetë Dick Cheney, një prej figurave më me ndikim të politikës amerikane
Dick Cheney, një nga figurat më me ndikim të politikës amerikane dhe një ndër zëvendëspresidentët më të fuqishëm dhe më vendimtarë të kohës së tij, është ndarë nga jeta.
Gjatë karrierës së tij, Cheney dha një kontribut të rëndësishëm në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, në periudha kur rajoni kishte më së shumti nevojë për mbështetje dhe vizion strategjik.
Në vitet sfiduese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga viti 2001 deri më 2009, ai luajti një rol kyç në përballjen me krizat globale dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike perëndimore.
Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Qoftë i paharruar kujtimi për të!
