Paraqitet gardiani i parë i Bilall Kasamit, Haqim Ramadani. Ja çka thotë

Ish-kandidati për Bërvenicën, Haqim Ramadani, ka reaguar publikisht duke i dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit të Tetovës dhe njërit prej liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami, lidhur me qëndrimin e tij për tërheqje me parim nga Qeveria.

Në reagimin e tij, Ramadani thekson se shqiptarët nuk janë “qiraxhinj” në këtë shtet dhe se pjesëmarrja e tyre në Qeveri buron drejtpërdrejt nga vota e 107 mijë shqiptarëve.

Ai shprehet se Bilall Kasami është figurë që nuk mund të shantazhohet apo kushtëzohet nga askush, duke nënvizuar se Kasami “i përulet me modesti vetëm Zotit dhe i shërben vetëm popullit të vet”.

“E kam njohur të tillë në të kaluarën dhe i tillë është edhe sot, dhe do të vazhdojë të mbetet”, shkruan Ramadani.

Në fund, ai i jep përkrahje të plotë Kasamit në çdo betejë që, sipas tij, është në të mirë të shqiptarëve, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin “një njeri të urtë e të mirë në kauzën e tij të drejtë”.

Back To Top