Mexhiti: Çështja “Limani”, problem brenda Lëvizjes BESA!

Njëri ndër liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti tha se çështja e Fatmir Limanit është problem Brenda Lëvizjes BESA, të cilën beson se kkjo parti do ta zgjedh në mënyrën më të mirë dhe të vazhdojnë së bashku.

“Çështja Limani është problem brenda Lëvizjes BESA, besoj që BESA ka kapacitet së bashku ti tejkalojnë dhe të ecin bashkë”, theksoi Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen se si i komenton zhvillimet në BESA me Fatmir Limanin dhe se nëse do të mbështesë Kasamin në rast se dëshiron të shkarkojë ministrin Fatmir Limani.

Mexhiti më tej tha se e mbështet fuqimisht veprimin e Lëvizjes BESA për të shkarkuar kryesinë e partisë dhe në këtë mënyrë ti hap mundësi unifikimit të VLEN-it. Ai bëri ftesë që edhe partitë tjera brenda VLERN-it të bëjnë një veprim të tillë, përfshirë edhe partinëe  tij Lëvizja Demokratike.

“E përshëndes, e mbështes fuqishëm, ashtu siç kam deklaruar në media  së bashku po punojmë për shkrirjen, fuzionimin, sepse është kërkesë e elektoratit, kërkesë e elektoratit, kërkesë e strukturave, është vlerë e shtuar politikës dhe organizimit politik shqiptarë. VLEN-i një është synimi i përbashkët dhe në këtë drejtim hapin që e morri Lëvizja Besa dhe z.Bilall Kasami unë e përshëndes dhe shpresoj që këtë do e përcjellin subjektet tjera brenda VLEN-it, sepse është në interes të të gjithë shqiptarëve për një organizim më të mirë”

Mexhiti tha se veçmë është hapur procesi për shkrirjen e VLEN-it në parti politike, ndërsa po diskutohen disa mënyra të lidershipit.

“Ideja e bashkëkryetarëve është një prej ideve kreative, ndoshta ky model nuk është i njohur shumë në vendin tonë, por i njeh bota demokratike, ka shembuj plotë, është edhe Lista Guxo në Kosovë. Kështu që  po debatohet me pro dhe kundër argumentime, e gjitha kjo për të sjellë modelin më të mirë dhe për të faktorizuar VLEN-in”, theksoi Mexhiti.  

Back To Top