Franskioni nuk ndalet në VLEN pas LD-së – Lëvizja Besa Tetovë me reagim

Këshilli Themelues i Lëvizjes Besa shpreh shqetësim serioz politik lidhur me trajtimin, funksionimin dhe rolin e anëtarëve dhe themeluesve brenda strukturave të Lëvizjes Besa.

Grupacione dhe klane të caktuar nga Tetova kanë mbajtur një qasje injoruese dhe provokative ndaj strukturave tona dhe, në raste të veçanta, kanë ndërmarrë veprime që mund të konsiderohen sabotim i drejtpërdrejtë i angazhimit tonë politik si themelues.

Si anëtarë dhe themelues të Lëvizjes Besa, nuk do të lejojmë vendimmarrje të diktuara nga interesa të ngushta individuale apo grupore, as ndryshime të papërgjegjshme që bien ndesh me parimet dhe vlerat themelore të Lëvizjes Besa.

Kërkojmë reflektim të menjëhershëm, korrektim të qasjes aktuale dhe rivendosje të komunikimit dhe bashkëpunimit institucional me strukturat.

Në mungesë të një reflektimi pozitiv dhe veprimesh konkrete në të ardhmen, do të jemi të detyruar të ndërmarrim veprime në përputhje me përgjegjësitë politike.

KTHLB ka qenë dhe do të mbetet faktor vendimtar për ndryshime të mëdha dhe për ç’do proces me rëndësi zgjedhore dhe kombëtare.

KTHLB – Lëvizja Besa, Dega Tetovë

17.02.2026

LD – shqetësim për sjellje provokative brenda strukturave

Back To Top