VLEN DIGJET NGA BRENDA – ALTERNATIVA NUMËRON FITORET. TANI AMBASADORIN NË NATO!

Sa më shumë thellohet kaosi në VLEN, aq më qartë shihet kush po del fitues.

BESA po përçahet në publik, me grindje dhe tensione që po e konsumojnë energjinë e saj politike. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhiti ndërkohë shihet e fokusuar në vendosjen e familjarëve më të afërt në pozita kyçe, duke krijuar pakënaqësi në bazë dhe ndjenjë përjashtimi te shumë aktivistë.

Dhe në këtë mjegull përplasjesh, Alternativa po ecën qetë, por me hapa të mëdhenj.

Kryetari i Kuvendit. Zëvendëskryeministri i Parë. Tani edhe Ambasadori në NATO – një nga postet më strategjike për shtetin. Partia më e vogël në koalicion po mban postet më të mëdha.

Në terren tashmë po flitet hapur: ndërsa disa zihen për brenda, Alternativa po mbledh frytet.
Dikush po harxhon energji në konflikte. Dikush tjetër po merr gjithë pushtetin.

Back To Top