Osmani propozon zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka proceduar në Kuvendi i Kosovës amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se kjo iniciativë vjen pas dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e presidentit në Kuvend.

Sipas saj, amendamentet janë hartuar më herët nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it”, ka shkruar Osmani.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha partive politike që t’i mbështesin këto ndryshime kushtetuese, duke shtuar: “Tash e tutje, le të flasë populli!”.

Back To Top