Rinia e BDI-së në iftar të përbashkët: garanci për të ardhmen e angazhimit kombëtar

Në një atmosferë të ngrohtë dhe në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, sonte u organizua një iftar i përbashkët me rininë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ky takim shërbeu si një moment bashkimi, reflektimi dhe forcimi i lidhjeve mes gjeneratave brenda strukturave të partisë.

Gjatë mbrëmjes u theksua se energjia, kultura dhe përkushtimi i të rinjve dëshmojnë se ideali që lindi nga një kauzë kombëtare vazhdon të jetojë dhe të zhvillohet edhe tek gjeneratat e reja. Pjesëmarrësit vlerësuan rolin e rinisë në proceset shoqërore dhe politike, duke e cilësuar atë si shtyllë të rëndësishme për të ardhmen.

BDI, sipas të pranishmëve, ka qenë dhe mbetet një shkollë e angazhimit shoqëror dhe kombëtar, ku të rinjtë kanë mundësinë të zhvillojnë vizionin dhe përgjegjësinë ndaj shoqërisë.

Back To Top