Izet Mexhiti me orë luksoze prej rreth 13 mijë eurosh, ndërsa Çairi mbetet komuna më e varfër
Një fotografi e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti ka nxitur reagime në opinion, pasi në dorën e tij shihet një orë luksoze që sipas vlerësimeve në treg kap vlerën rreth 13 mijë euro.
Kontrasti ka ngjallur debat publik, pasi Çairi vazhdon të përballet me probleme serioze infrastrukturore dhe sociale, duke u konsideruar një nga komunat më të varfra në Shkup.
Fotografia ka rikthyer diskutimin për mënyrën e jetesës së zyrtarëve dhe distancën mes elitës politike dhe realitetit të qytetarëve.
