Trump largon Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës ”Kennedy”

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur që të largojë Richard Grenell nga drejtimi i Qendrës Kennedy dhe do ta zëvendësojë me Matt Floca, i cili është nënkryetari aktual i operacioneve të ambienteve të qendrës së arteve.

Trump përmes një postimi në Truth Social, u shpreh: “Jam i kënaqur të njoftoj se Matt Floca, në varësi të miratimit nga Bordi i Drejtorëve, do të emërohet Drejtori Operativ dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës TRUMP KENNEDY, ku si Zëvendëspresident i Operacioneve Matt na ka ndihmuar të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm në ngritjen e Qendrës në nivelin më të lartë të ekselencës!”.

Mandati i Grenell si president i përkohshëm i Qendrës Kennedy është shoqëruar me trazira. Ai është përballur me anulime të bujshme të shfaqjeve, protesta, rënie të shitjeve të biletave dhe vështirësi financiare.

Një burim nga Shtëpia e Bardhë theksoi, citon CNN, se Trump mendonte se Grenell kishte gabuar për udhëheqjen e Qendrës Kennedy, përfshirë menaxhimin e publicitetit. Një tjetër theksoi se presidenti Trump ishte acaruar me të ditët e fundit.

Back To Top