THIKA PËR POSTIN NË SARAJ – KONFLIKTI PËR DREJTOR SHKOLLE NGA VLEN DEGRADON NË DHUNË!
Një përplasje e fortë mes disa personave në një fshat të Sarajit ka marrë përmasa të rënda, pasi debati për emërimin e një drejtori shkolle nga radhët e VLEN-it ka përfunduar në përdorimin e thikave.
Sipas burimeve lokale, mosmarrëveshjet mes grupeve rivale kanë qenë të pranishme prej kohësh, por situata ka shpërthyer papritur, duke kaluar nga fjalët në dhunë fizike.
Raportohet për të lënduar, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe reagime të shumta në komunitet, ku shumëkush po e sheh këtë si pasojë të tensioneve për poste dhe ndikim lokal.
