Kushtetuta pret: Mickoski dhe Gashi “nuk nxitohen” për ndryshime

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka theksuar se hapja e Kushtetutës mbetet çështje e ndjeshme që kërkon marrëveshje politike dhe shumicë prej dy të tretash në Kuvend.

Ai la në dorë të partive politike vendimin për kohën dhe përmbajtjen e ndryshimeve, duke sinjalizuar se nuk ka urgjencë për një hap të tillë.

Në të njëjtën linjë, edhe kryeministri Hristijan Mickoski ka dhënë sinjale se nuk është për ndryshime të menjëhershme kushtetuese, duke e zhvendosur fokusin te respektimi i rendit aktual kushtetues.

Mesazhi i përbashkët nga maja e pushtetit: ndryshimet mund të presin, ndërsa politika ende kërkon konsensus.

Back To Top