Deputetja nga Shqipëria, Elda Hoti në krah të studentëve: Në Shkup po mbrohen të drejtat themelore

Deputetja nga Shqipëria, Elda Hoti, ka dalë fuqishëm në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, duke e cilësuar protestën e tyre si një kauzë të drejtë dhe të domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave themelore.

Ajo theksoi se studentët nuk po kërkojnë privilegje, por po mbrojnë një të drejtë kushtetuese që u takon – dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas Hotit, gjuha shqipe është identitet, dinjitet dhe bazë e barazisë në një shoqëri demokratike.

“Ky është një moment kur zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe të respektohet. Të drejtat nuk negociohen,” është mesazhi që përcjell deputetja, duke shtuar se institucionet duhet të reflektojnë dhe të garantojnë përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në arsim dhe në çdo institucion publik.

Në përfundim, Hoti shprehu solidaritet të plotë me studentët protestues, duke i cilësuar ata si mbrojtës të dinjitetit dhe të drejtave të shqiptarëve, dhe duke bërë thirrje për mbështetje më të gjerë ndaj kësaj iniciative.

Back To Top