BDI: Shëndetësia në krizë, drejtim jokompetent kërcënon sistemin

Sot, më 7 Prill, në Ditën Botërore të Shëndetësisë, Sekretariati për Shëndetësi nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) lëshoi një paralajmërim të fortë për qytetarët dhe mediat: sistemi shëndetësor po përballet me probleme serioze për shkak të menaxhimit të dobët dhe ndikimeve partiake.

Sipas Sekretariatit të BDI-së, drejtimi i sektorit shëndetësor është në duar të një ministri pa përvojë reale në shëndetësi, duke çuar në fokus të gabuar të politikave dhe promovim të projekteve jo-prioritare si telemjekësia, ndërkohë që problemet bazë mbeten të pazgjidhura.

Në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, largimi i bashkëdrejtorit ka çuar në monopoli dhe zvogëlim të transparencës, duke u bërë një strukturë e mbyllur me ndikim të theksuar partiak. Largimi i drejtorëve organizativë ka dobësuar mekanizmat e brendshëm dhe ka rikthyer praktikat përjashtuese në institucionet shëndetësore.

Procesi i decentralizimit është ndërprerë; qytetarët detyrohen të shkojnë në Shkup për shërbime specialistike, duke shkaktuar pritje të gjata, mungesë barnash dhe largim të kuadrit profesional. Kjo ka çuar në rritje të pakënaqësisë së qytetarëve dhe varësi të shtuar nga sektori privat.

Sekretariati i Bashkimit Demokratik për Integrim thekson se sistemi kërkon urgjentisht drejtim profesional, institucione funksionale dhe politika të bazuara në nevojat reale të qytetarëve.

“Situata kërkon veprim të menjëhershëm për të shmangur krizë të thellë shëndetësore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top