Me patentë të kategorisë B mund të voziten motoçikleta deri në 125 cc

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar dhe miratuar ndryshimet në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor, duke u mundësuar vozitësve me patentë të kategorisë B të drejtojnë motoçikleta deri në 125 kubikë.

Ndryshimet, të propozuara nga Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, parashohin që kjo e drejtë vlen për motoçikleta me transmision automatik të kategorisë A1.

Sipas Pavle Arsovski, kushtet për përfitim janë që vozitësit të jenë së paku 23 vjeç, të kenë patentë të kategorisë B për të paktën pesë vite dhe të ndjekin një trajnim teorik katërorësh në auto-shkollë.

Trajnimi do të vlejë vetëm brenda territorit të vendit, ndërsa rregullat për zbatimin e ligjit do të përcaktohen nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Back To Top