Me rastin e shënimit të 34-vjetorit të Doganave, në manifestimin zyrtar të organizuar për këtë përvjetor, është vërejtur mungesa e përdorimit të gjuhës shqipe në materialet dhe mbishkrimet zyrtare.
Edhe pse bëhet fjalë për një institucion shtetëror që funksionon në një shoqëri multietnike, gjatë pritjes dhe fjalimeve nuk është evidentuar asnjë përmbajtje e shkruar në gjuhën shqipe, çka ka nxitur reagime dhe pakënaqësi.
Në këtë kontekst, ngrihen pyetje edhe ndaj zv. Drejtorit, Mustafa Dauti, lidhur me mënyrën se si është organizuar ky përvjetor dhe pse është anashkaluar përdorimi i gjuhës shqipe në një ngjarje të tillë zyrtare.
Mungesa e përfaqësimit gjuhësor në aktivitete institucionale vijon të mbetet një çështje e ndjeshme, duke hapur debat mbi respektimin e barazisë dhe përfshirjes në institucionet shtetërore.
