Hasani: Në Doganë kthim prapa në standardet e përfaqësimit

Përvjetori i 34-t i Doganës së Maqedonisë së Veriut është shoqëruar me reagime dhe kritika për mënyrën e organizimit të ceremonisë zyrtare.

Sipas reagimit të ish-zëvendësdrejtorit të institucionit, Muharrem Hasani, këtë vit manifestimi është mbajtur vetëm në gjuhën maqedonase, ndryshe nga praktikat e mëparshme kur ngjarje të tilla zhvilloheshin në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, në përputhje me ligjin dhe parimet e barazisë gjuhësore.

Hasani e ka cilësuar këtë ndryshim si një kthim prapa në standardet e përfaqësimit dhe përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, duke e interpretuar si shenjë të dobësimit të barazisë etnike.

Në fund të reagimit të tij, ai ka uruar punonjësit e Doganës për përvjetorin, por njëkohësisht ka shprehur kritika të forta për, siç tha ai, trajtimin e pabarabartë të gjuhës shqipe në këtë ngjarje zyrtare.

Back To Top