Deklarata e njërit prej liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti, se koalicioni nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme dhe se është i sigurt në fitore kurdo që ato të mbahen, ka nxitur reagime në opinion.
Mexhiti, në intervistën e tij në Kanal 5, tha se aktualisht nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme dhe se qeveria duhet të fokusohet në realizimin e programit të saj. Ai shtoi se, sipas tij, një garë e re zgjedhore do të ishte humbje për kundërshtarët politikë, duke përmendur BDI-në.
Por këto deklarata janë pritur me kritika nga disa qytetarë dhe kundërshtarë politikë, të cilët i shohin si vetëbesim të tepruar dhe retorikë politike për konsum publik.
Në rrjet, një qytetar i është drejtuar me reagim të drejtpërdrejtë Mexhitit me mesazhin: “Guxo dil në mejdan”, që është interpretuar si thirrje për përballje më të hapur politike dhe jo vetëm përmes deklaratave në media.
