SKANDAL NË ÇAIR: 25 VITE PËRVOJË HEDHEN NË RRUGË – “PA ASNJË ARSYE”, DENONCON ISH-PUNONJËSI
Një reagim i fortë ka ardhur nga Adnan Emini, i cili pretendon se është larguar nga puna pa asnjë arsye, pavarësisht një përvoje 25-vjeçare në programe dhe projekte të Bashkimit Evropian.
Në një postim publik, ai shpreh zhgënjimin e thellë ndaj institucioneve, duke theksuar se ndërkohë që profesionistë me përvojë largohen, vendet e punës po mbushen me aktivistë nga komuna të tjera.
Emini gjithashtu ngre shqetësimin për gjendjen sociale të familjes së tij, duke theksuar se është prind në një familje me pesë anëtarë, ku katër prej tyre kanë arsim të lartë, por aktualisht janë të gjithë të papunë.
“Bravo! Nuk kam koment!”, përfundon ai me ironi, duke lënë të kuptohet pakënaqësia e madhe ndaj situatës në Komunën e Çairit.
Rasti ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet e paqartë nëse institucionet do të japin një sqarim zyrtar për këtë pretendim.
