Me metoda të UDB-së: deputeti i VLEN-it sulmon dhe etiketon shqiptarët

Me taktikat dhe metodat e UDB-së, si në kohën e ish-Jugosllavisë, deputeti i VLEN-it mundohet t’i etiketojë, stigmatizojë dhe linçojë shqiptarët. Dikur, studentët, intelektualët dhe të gjithë ata që kërkonin Kosovën Republikë, të drejta të barabarta dhe që ekspozonin diskriminimin e dhunën ndaj shqiptarëve, identifikoheshin nga organet e sigurimit si irredentistë, ekstremistë, separatistë, enveristë dhe me lloj-lloj kualifikimesh të tjera.

Ndërkaq, ata që ishin jugosllavë me bindje, që thurnin e recitonin vargje për Titon, që bashkëpunonin me UDB-në kundër të parëve, cilësoheshin si “shqiptarë të ndershëm”. Regjimi i privilegjonte, i integronte dhe i shpërblente me pozita, para dhe privilegje të tjera.

Edhe sot, logjika mbetet e njëjtë: kush nënshtrohet dhe i shërben pushtetit shpallet “ shqiptar i ndershëm” dhe “i pranueshëm”. Kjo është mendësi e trashëguar nga regjimet që shqiptarët i donin të heshtur, të përulur dhe pa dinjitet.

Back To Top