BDI: Ka rënie serioze të investimeve të huaja direkte në Maqedoni

Reagimi i plotë:

RËNIE PREJ 61% E INVESTIMEVE TË HUAJA, PASOJË EKONOMIKE E QEVERISJES SË PAAFTË DHE ANTIEVROPIANE

Të dhënat e publikuara në analizat rajonale për Investimet e Huaja Direkte në Ballkan tregojnë një alarm serioz për Republikën e Maqedonisë së Veriut: rënie prej 61% të investimeve të huaja direkte në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, me vlerë totale prej vetëm 468 milionë euro.

Ky është një nga rezultatet më të dobëta në rajon dhe sinjal i rëndë për ekonominë e vendit.

Investitori i huaj kërkon siguri juridike, institucione funksionale, stabilitet politik, administratë profesionale dhe perspektivë të qartë euroatlantike.

Kur shteti prodhon pasiguri, tensione politike dhe mungesë drejtimi strategjik, kapitali zgjedh destinacione tjera.

Ndërkohë që vendet e rajonit po garojnë për investime të reja, Maqedonia e Veriut po humb terren me ritëm alarmant.

Rënia prej 61% nënkupton më pak vende pune, më pak prodhim, më pak paga më të mira dhe më pak mundësi për të rinjtë.

Qeveria aktuale mori mandatin me premtime për zhvillim ekonomik dhe investime rekord. Sot bilanci është krejtësisht i kundërt.

Back To Top