BDI fuqizon strukturat në Çair: në krye të nëndegës në Fushë Topanë zgjidhet një grua

Në Fushë Topanë të Çairit është themeluar zyrtarisht nëndega “Mehmet Gega”, ku njëkohësisht është mbajtur edhe Kuvendi Zgjedhor, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e BDI-së.

Në një proces të rregullt dhe me votë unanime, në krye të nëndegës është zgjedhur Vjollca Krivanjeva Husejini, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit më të madh të grave në strukturat partiake.

Postet drejtuese janë ndarë si vijon:

  • Kryetare – Vjollca Krivanjeva Husejini
  • Nënkryetar – Fadil Bajrami
  • Sekretare – Teuta Shabani

Vjollca Krivanjeva Husejini është juriste e diplomuar në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” dhe profesoreshë e lëndëve juridike në Shkollën e Mesme “Cvetan Dimov” në Shkup. Ajo vjen me një profil profesional dhe angazhim të theksuar në çështjet e barazisë dhe dinjitetit.

Nga organizatorët u theksua se organizimi, uniteti dhe afërsia me qytetarët mbeten baza e funksionimit të strukturave të BDI-së, ndërsa drejtimit të ri iu urua sukses dhe punë e mbarë në shërbim të komunitetit.

Back To Top