Edhe një grua në krye në Çair: BDI forcon përfaqësimin me themelimin e nëndegës “Xhon Kenedi”
BDI vazhdon të zgjerojë dhe forcojë strukturat e saj në Çair, duke vënë theks të veçantë në përfshirjen e grave në pozita drejtuese. Me themelimin e nëndegës “Xhon Kenedi” dhe mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, edhe një grua i bashkohet drejtimit lokal të partisë.
Me votë unanime, Elira Mehmedi është zgjedhur kryetare e nëndegës, duke u bërë një tjetër figurë femërore në krye të organizimit partiak në këtë komunë.
Struktura drejtuese përfshin:
- Kryetare – Elira Mehmedi
- Nënkryetar – Arben Rahmani
- Sekretar – Hazir Tahiri
Elira Mehmedi, magjistre e drejtësisë dhe profesoreshë në Shkollën e Mesme “Arseni Jovkov”, vlerësohet si një profil i përgatitur profesionalisht dhe i përkushtuar ndaj çështjeve të komunitetit.
Po ashtu, janë zgjedhur edhe kryetarët e Këshillave Vendorë:
- KV-1 – Rashit Hasani
- KV-2 – Blerim Mustafa
Nga organizatorët u theksua se organizimi, uniteti dhe afërsia me qytetarin mbeten shtyllat kryesore të veprimit, ndërsa drejtimit të ri iu urua sukses në shërbim të qytetarëve.
