Irfan Buçi paralajmëron: “Do tregoj me fakte si u shitën te VLEN-i dhe si erdhën në pushtet!”

Irfan Buçi ka paralajmëruar publikisht se shumë shpejt do të dalë me fakte dhe argumente konkrete lidhur me, siç thotë ai, “shitjen” dhe mënyrën se si përfaqësues të VLEN-it kanë arritur në pushtet. Përmes një deklarate drejtuar qytetarëve, ai theksoi se nuk do të merret me shpifje, por vetëm me prova që, sipas tij, do të hedhin dritë mbi të kaluarën e disa figurave politike.

Buçi u shpreh se e kaluara nuk mund të fshihet dhe se çdo veprim herët a vonë del në pah. Ai gjithashtu kritikoi ashpër kundërshtarët, duke i akuzuar për shpifje dhe mungesë argumentesh, ndërsa premtoi se në daljen e radhës do të paraqesë detaje që, sipas tij, do të sqarojnë për publikun mënyrën e ardhjes në pushtet të VLEN-it.

Back To Top