Durimi mbaroi: Mevlan Ademi paralajmëron protestën e radhës

Çështja e provimit të jurisprudencës po vazhdon të mbetet pa zgjidhje konkrete, ndërsa pakënaqësia tek kandidatët po rritet nga dita në ditë. Pavarësisht reagimeve të shumta dhe kërkesave për ndërhyrje institucionale, deri më tani nuk ka asnjë hap të dukshëm nga Qeveria.

Në këtë situatë, një nga organizatorët , Mevlan Ademi, ka paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve. Sipas tij, po bëhen përgatitjet për protestën e radhës, që të marrin masa konkrete.

“Durimi ka marrë fund. Nuk mund të vazhdohet më me heshtje dhe zvarritje. Protesta është e pashmangshme nëse nuk ka reagim,” është shprehur Ademi.

Kandidatët kërkojnë transparencë, drejtësi dhe një zgjidhje të qartë për procesin e provimit të jurisprudencës, duke theksuar se vonesat po ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre profesionale. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse institucionet do të reagojnë para se pakënaqësia të kulmojë në protesta të reja.

Back To Top