🔴 Sefer Selimi: Karakamisheva dhe Shasivari bashkëautorë të një ligji që nuk garanton barazi reale

Shkruan Sefer Selimi;

Karakamisheva nuk mund të kishte gjetur koleg më të vyer se profesor Shasivar si bashkautor për një ligji që në thelb nuk garanton asgjë, por pasqyron vetëm angazhimet deklarative të kësaj qeverie për “mbrojtjen” e Marrëveshjes së Ohrit.

Ky ligj, në formën aktuale nuk garanton barazi reale dhe as mekanizma efektivë për përfaqësim të drejtë. Përkundrazi, rrezikon të shndërrohet në një alibi juridike dhe politike për të legjitimuar diskriminimin, duke e paketuar atë si “epokë të re”.

Nejse, të shohim çka është premtuar në këmbim të këtij hyzmeti që po ja bën. Mbase një vend në Gjykatën Kushtetuse në Tetor? Ministër i drejtësisë? Ambasador? Transkasionet në fund të ditës gjithmonë dalin në shesh 🤷‍♂️

Dhe, meqë profesori Shasivari në mënyrë tejet të disiplinuar i ka përsëritur pothuajse të gjitha argumentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, po i ndaj me ju edhe mendimet e ndara të gjykatësve kushtetues jo-maqedonas, të cilët u majorizuan mbi baza etnike:

Back To Top