Shkruan Nafie Selmani:
“Rezoluta e Grave të VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes” 07.05.2026 (VLEN)
Filozofia e VLEN-it për “fuqizimin” e grave është kjo: gratë e hallkut për aktivitete, për vota, për fotografi e reflektorë kamerash, ndërsa jaraneshat e veta për privilegje, punësime, avancime e poste.
Te kjo strukturë politike vazhdon të mbizotërojë një mentalitet tribalist, primitiv, i ngjashëm me mesjetën, por i përshtatur me rrethanat moderne. Një logjikë ku gratë duhen vetëm nëse mund të kontrollohen, të dirigjohen si me telekomandë, sa për të plotësuar “normat” dhe për të mashtruar opinionin.
Gratë që kanë zë, mendim kritik, personalitet dhe që nuk pranojnë të jenë figurë, VLEN-i i sheh si problem. Prandaj shumë prej tyre janë larguar, përjashtuar ose anashkaluar që në fillim, duke i zëvendësuar me jaraneshat e veta.
Kam dëgjuar shumë rrëfime, histori, nga vetë gratë brenda VLEN-it. Histori zhgënjimi, presioni, nënçmimi dhe padrejtësie. Por për shkak të halleve dhe frikës nga hakmarrja, ato nuk guxojnë të flasin publikisht. Dhe këtë ua respektoj.
Mbase një ditë shpresoj që këto gra do t’i tejkalojnë këto pengesa dhe do të flasin vetë. Atëherë këtyre burrave tribalist, primitiv, do t’u bjerë maska e “fuqizimit të grave”.
