Arbër Ademi: Referati 75-faqësh zbulon planin për goditjen e gjuhës shqipe

I vetmi që po manipulon në këtë rast është Darko Kostadinovski. Edhe në deklaratën e tij të fundit sonte ai pranoi se disa dispozita të Ligjit për Gjuhët qenkan “problematike” nga aspekti kushtetues. Kjo vetëm sa e vërteton edhe një herë planin dhe synimin e tij të qartë: abrogimin dhe shfuqizimin e dispozitave kyçe të Ligjit për Gjuhët.

Në vend që të merret me pyetjen se si referati i tyre prej 75 faqesh doli në opinion dhe u publikua në media, sonte duhej t’u përgjigjej qytetarëve: pse kërkon të shfuqizohen 18 dispozita të Ligjit për Gjuhët, kur vetë Kushtetuta e ka përcaktuar këtë si materie ligjore? Pse nuk heqin dorë nga një referat që synon masakrimin institucional të gjuhës shqipe dhe kthimin prapa të të drejtave të fituara me shumë mund e sakrificë?

Planin e Darkos e dimë. Atë plan e kemi në dorë. Dhe duhet ta ketë të qartë se nuk është e lehtë të zhbëhet ajo që është arritur me sakrificë dhe përkushtim. Larg duart nga gjuha shqipe.

Back To Top