Jeton Shaqiri – Driton Sulejmanit: Falë Ligjit për Përdorimin e Gjuhës, e drejta për të folur shqip është e garantuar.

Në një debat në TV Shenja, Jeton Shaqiri nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) iu kundërpërgjigj Driton Sulejmani nga VLEN, duke theksuar se falë Ligjit për Përdorimin e Gjuhës, shqiptarët sot e kanë të garantuar me ligj të drejtën për të folur shqip në institucione.

Shaqiri theksoi se, po të mos ishte ky ligj i miratuar nga BDI, përfaqësuesit shqiptarë sot nuk do ta kishin të garantuar përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe lokale, përfshirë edhe në seancat e Këshillit të Komunës së Kumanovë.

Sipas tij, përfaqësuesit e VLEN-it po gëzojnë sot një të drejtë të fituar falë këtij ligji, ndërsa tentojnë ta minimizojnë rëndësinë e tij. Shaqiri nënvizoi se Ligji për Përdorimin e Gjuhës mbetet një nga arritjet më të rëndësishme politike për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Back To Top