Menjëherë pas kongresit pa himn kombëtar, jep dorëheqje kryetari i VLEN-it për Austri

Pas skandalit me mos intonimin e himnit kombëtar në Kongresin e parë partiak të VLEN-it, ka dhënë dorëheqje kryetar i degës së kësaj partie për Austrinë.

Përmes një njoftimi në facebook, Dashmir Olomani rendit arsyet e dorëheqjes së parevokueshme të tij nga struktura udhëheqëse e VLEN-it për Austri. Poashtu Ollomani njofton opinionin se aktivitetin e tij politik do ta vazhdoj me Fatmir Limanin, i cili tashmë një kohë është distancuar tërësisht nga VLEN-i.

Postimi i plotë i Dashamir Ollomanit:

Njoftim për Dorëheqje!

Unë, Dashmir Ollomani, në cilësinë e Kryetarit të VLEN-it për Austrinë, jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e mia në këtë subjekt politik.

Arsyet e dorëheqjes janë si vijon:

-Mungesa e transparencës në veprimtarinë dhe organizimin e këtij subjekti.

-Anashkalimi i vazhdueshëm i aktivistëve.

-Mospërfshirja në proceset e vendimmarrjes.

Zhgënjimi i thellë i mërgatës nga udhëheqja e VLEN-it.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë politik për më shumë se dy vite.

Aktivitetin dhe angazhimin tim politik e shoqëror do ta vazhdoj pranë z. Fatmir Limani.

Back To Top