Kaos në rrugë pas aksidentit, policët të zënë me biseda
Një aksident në komunikacion ka shkaktuar kolona dhe vështirësi të mëdha në qarkullim, ndërsa reagimet e qytetarëve nuk kanë munguar. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përderisa automjetet e aksidentuara kishin bllokuar rrugën dhe trafiku ishte rënduar, policët e pranishëm janë parë duke biseduar mes vete, në vend që të angazhoheshin për zhbllokimin sa më të shpejtë të komunikacionit. Situata ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët që mbetën të bllokuar në trafik.
