Pas heqjes së autonomisë së Inspektoratit të Gjuhës, tani është fshirë edhe Agjencia e Gjuhëve

Dega e BDI-së në Çair ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë, shuarjes graduale të institucioneve që kanë për detyrë mbrojtjen dhe avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Në reagimin e publikuar me titullin “Si ishte dhe si duket sot Agjencia e Gjuhëve”, BDI Çair thekson se, pas marrjes së autonomisë së Inspektoratit të Gjuhës, tani është fshirë edhe Agjencia e Gjuhëve, si fizikisht ashtu edhe simbolikisht.

Sipas tyre, tabela e institucionit është hequr, ndërsa Agjencia është larguar nga hapësirat e saj me vendim të kësaj qeverie, në periudhën kur Izet Mexhiti ushtronte detyrën e zëvendëskryeministrit.

“Tradhtia ka emër”, thuhet në fund të reagimit të BDI Çair, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #tradhetiakaemer.

Back To Top