Muhamet Ameti ka reaguar me tone të ashpra pas shpalljes së bashkimit të subjekteve politike në kuadër të VLEN-it, duke e cilësuar këtë proces si një veprim deklarativ dhe pa bazë reale politike.
Në një postim publik, Ameti ironizoi pretendimet se “pesë parti” janë bashkuar në një subjekt të vetëm, duke thënë se në realitet vetëm LD, BESA dhe Alternativa janë shpallur si një parti e vetme, por me dy kryetarë.
Ai shtoi se dy “partitë” e tjera, sipas tij, nuk mund të konsiderohen as si subjekte juridike dhe as si subjekte politike serioze.
“U bëtë gazi i botës, o ju ‘partia e çiftit të lumtur’”, shkroi Ameti, duke e mbyllur reagimin e tij me një mesazh ironik ndaj drejtuesve të koalicionit VLEN.
