Bullgaria “provokon” Maqedoninë me përdorimin e termit “maqedono-verior”!

Ambasadorit bullgar Zheljazko Radukov sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i është dërguar një demarsh me gojë për shkak të përdorimit të termit “maqedono-verior”, konfirmoi për MIA-n Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

“Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u thirr ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zheljazko Radukov, thuhet në informacionin e Ministrisë.

Back To Top