Osmani nga Athina: Brenda dy vitesh, RMV hyri në orbitën e Orbanit, e bashkë me të në orbitën e Putinit
Bujar Osmani nga Athina ka deklaruar se brenda vetëm dy viteve, Maqedonia e Veriut është futur në orbitën politike të Viktor Orbán, e bashkë me të edhe në ndikimin e Vladimir Putin.
Gjatë panelit të titulluar “Siguria e Europës në Udhëkryq”, në kuadër të Samiti i Mbrojtjes i Athinës, Osmani foli për zhvillimet politike në vend, protestën e studentëve dhe, siç tha ai, sulmet e Qeverisë ndaj shtyllave kryesore të së ardhmes multietnike dhe europiane të shtetit.
Ai theksoi se devijimi nga rruga euroatlantike po rrezikon orientimin strategjik të vendit dhe po krijon hapësirë për ndikime që, sipas tij, janë në kundërshtim me vlerat europiane dhe demokratike.
