Gazmend Bajrami: Si neurohirurg kam trajtuar qindra prindër të maltretuar nga fëmijët për shkak të bixhozit – zgjidhja është mbyllja e përhershme
Neurohirurgu Gazmend Bajrami ka reaguar ashpër lidhur me problemin e bixhozit, duke kërkuar mbyllje të përhershme të objekteve të lojërave të fatit.
Ai ka deklaruar se gjatë karrierës së tij si mjek ka trajtuar qindra raste të prindërve të lënduar dhe të maltretuar nga vetë fëmijët e tyre, ku sipas tij shkaku kryesor ka qenë varësia nga bixhozi dhe problemet financiare që ajo sjell.
“Unë si neurohirurg, gjatë karrierës time si mjek, kam trajtuar mbi 200-300 raste të prindërve të lënduar dhe të maltretuar nga fëmijët e tyre. Arsyeja financiare e shkaktuar nga bixhozi”, është shprehur Bajrami.
Ai shtoi se dislokimi i kazinove nuk është zgjidhje, por vetëm ndryshim lokacioni, duke insistuar se nevojitet mbyllje e përhershme për të parandaluar pasojat sociale dhe familjare.
