🔴 37 honoraristë në Lotari, opozitangre dyshime për favorizim të kuadrovetë afërt me VMRO-DPMNE dhe VLEN;heshtje në një pjesë të mediave shqipe

37 honoraristë në Lotari, opozita ngre dyshime për favorizim të kuadrove të afërt me VMRO-DPMNE dhe VLEN; heshtje në një pjesë të mediave shqipe

Publikimi i të dhënave nga Portali X për 37 honoraristë në Lotarinë Shtetërore ka hapur pikëpyetje mbi kriteret e angazhimit të tyre dhe kontrollin e punës që kryejnë. Sipas pretendimeve të publikuara, në listat e pagesave figurojnë persona të afërt me strukturat e partive në pushtet, veçanërisht VMRO-DPMNE dhe VLEN, ndërsa një pjesë e tyre janë të angazhuar edhe në institucione të tjera.

Rasti ka nxitur reagime në opinion për shkak të dyshimeve se kontratat me honorar po përdoren për akomodimin e kuadrove partiake, ndërsa mungojnë sqarimet publike se çfarë pune kryejnë konkretisht këta persona dhe si vlerësohet angazhimi i tyre.

Megjithëse bëhet fjalë për pretendime që lidhen me shpenzimin e parave publike, tema nuk ka zënë vend të rëndësishëm në një pjesë të mediave shqip. Në opinion po ngrihen dyshime se kjo lidhet me faktin që Lotaria Shtetërore është një nga reklamuesit dhe sponsorët e rëndësishëm në tregun mediatik, çka sipas kritikëve mund të ndikojë në nivelin e raportimit për këtë çështje.

Back To Top