Taulant Balla pas takimit me Endrit Thaçin: “Shpresoj që pas një muaji ta kemi Presidentin Thaçi mes nesh”

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim në Tiranë me Endrit Hashim Thaçi, nga ku ka përcjellë një mesazh optimist për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se ka pirë një kafe me Endrit Thaçin në Tiranë, duke shprehur shpresën se shumë shpejt Hashim Thaçi do të rikthehet pranë familjes dhe qytetarëve të tij.

“Një kafe sot në Tiranë me Endrit Hashim Thaçin, shpresoj shumë sot një muaj ta kemi edhe Presidentin Thaçi mes nesh”, ka shkruar Balla.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht në Kosovë dhe Shqipëri, ku procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në Hagë vazhdon të ndiqet me vëmendje të madhe.

Mbështetësit e ish-presidentit e kanë parë këtë mesazh si një shprehje shprese dhe besimi se ai mund të rikthehet së shpejti pranë familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Back To Top