🔴 “Protestat u nxitën fillimisht nga Greqia”, Ali Ahmeti: Armiqtë e kkombit po krijojnë pasiguri në Shqipëri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar me shqetësim rreth situatës politike në Shqipëri, ku prej 25 ditësh vijon protesta në kryeqytet. Përmes një deklarate për mediat, lideri politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut u shpreh se këto zhvillime po i shkaktojnë vendit dy goditje të forta ekonomike, duke dëmtuar drejtpërdrejt dy shtyllat kryesore: turizmin dhe investimet e huaja e vendase.

Ahmeti argumentoi se destabilizimi i brendshëm i Shqipërisë po inkurajohet nga faktorë të jashtëm rajonalë që synojnë të sabotojnë rritjen ekonomike të vendit.

“ShqipĂ«ria po merr goditje tĂ« forta. Goditet turizmi qĂ« Ă«shtĂ« industria kryesore. Fushata nisi nga Greqia. Kjo sepse GreqisĂ« po i rrezikohet turizmi nga ShqipĂ«ria. NĂ« Beograd Ă«shtĂ« i njĂ«jti qĂ« bĂ«n fushatĂ«n nĂ« Serbi, qĂ« bĂ«n fushatĂ«n dhe pĂ«r protestat nĂ« ShqipĂ«ri. Nuk mbroj Edi RamĂ«n, por mbroj ShqipĂ«rinĂ« sepse mĂ« dhimbet ShqipĂ«ria,” deklaroi hapur Ali Ahmeti.

Sipas kreut të BDI-së, turizmi dhe investimet janë mjaft sensitive ndaj perceptimit të sigurisë publike. Ai nënvizoi se asnjë sipërmarrës nuk merr përsipër të injektojë kapital apo të rrezikojë investime afatgjata në një mjedis ku mbizotëron pasiguria dhe tensioni social në rrugë.

Në analizën e tij, Ahmeti u bëri thirrje protestuesve që të shohin përtej agjendave të ditës dhe të llogarisin dëmet afatgjata që këto tubime pa një lidership të qartë po i shkaktojnë ekonomisë kombëtare.

“Po goditet dega kryesore e industrisĂ«, turizmi; po goditen investimet e huaja dhe vendore. AsnjĂ« investitor nuk rrezikon kapitalin e tij aty ku ka pasiguri. Nuk them se ata qĂ« janĂ« nĂ« shesh janĂ« armiq, por kanĂ« rĂ«nĂ« nĂ« grackĂ«n e armiqve tĂ« kombit pa analizuar pasojat qĂ« i shkaktojnĂ« kombit”, nĂ«nvizoi ai.

Roli historik i Shqipërisë si faktor stabiliteti

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti u kujtoi të gjithë shqiptarëve në rajon peshën historike të shtetit amë, veçanërisht në procesin e çlirimit, strehimit dhe shtetformimit të Kosovës, duke insistuar se një Shqipëri e dobësuar ekonomikisht do të thotë një faktor më i dobët për mbrojtjen e interesave shqiptare në mbarë Ballkanin.

Ai e mbylli apelin e tij duke kërkuar maturi politike dhe matje të pasojave, pasi çdo goditje ndaj imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë do të ketë një efekt domino mbi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në rajon.

Back To Top