Nisin pankartat para protestës në Tetovë, “Ishte Sami Frashëri e bënë Lenin”

Një ditë para protestës së paralajmëruar kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndryshimit të emrave të rrugëve, në disa pjesë të Tetovës kanë nisur të shfaqen pankarta me mesazhe të forta kundërshtuese informon Tetovasot.

Njëra prej tyre ka tërhequr vëmendje të madhe me mbishkrimin: “Ishte Sami Frashëri, e bënë Lenin”, duke shprehur pakënaqësinë e qytetarëve ndaj vendimeve që lidhen me emërtimet e rrugëve në qytet.

Pankartat janë vendosur vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar, e cila pritet të mbledhë qytetarë dhe aktivistë që kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe politikat e Komunës së Tetovës në këtë çështje. Në mesazhet e vendosura nuk mungojnë as kritikat e drejtpërdrejta ndaj kryetarit të komunës, Bilall Kasami transmeton Tetovasot.

Organizatorët e protestës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar çështjen e emrave të rrugëve si një temë që prek identitetin historik dhe kulturor të shqiptarëve në Tetovë.

Fotografitë e pankartave tashmë kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, duke rritur interesimin dhe pritshmëritë për protestën e nesërme. Nëse ritmi i reagimeve vazhdon, protesta pritet të jetë një nga tubimet më të komentuara në Tetovë gjatë këtij vit

Back To Top