Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj shënimit të dyvjetorit të VLEN-it, duke e kritikuar zgjedhjen e datës 28 Qershor – Vidovdan – për organizimin e aktivitetit.
Sipas Osmanit, nuk është rastësi që VLEN vendosi t’i festojë “sukseset” e saj pikërisht në Vidovdan, ditë që, sipas tij, në traditën politike të rajonit simbolizon shndërrimin e humbjeve në fitore.
Ai vlerëson se pas dy vitesh qeverisje, me premtime të pambajtura, stagnim në rrugën evropiane dhe cenim të të drejtave të shqiptarëve, zgjedhja e kësaj date përfaqëson simbolikën më të sinqertë të bilancit të VLEN-it.
“Pas dy vitesh qeverisje, me premtime të pambajtura, stagnim në rrugën evropiane dhe cenim të të drejtave të shqiptarëve, zgjedhja e kësaj date duket si simbolika më e sinqertë e bilancit të tyre: festimi i dështimeve si suksese”, ka shkruar Osmani.
