Mexhiti lavdërohet me punët e Grubit dhe Osmanit, të qeverisjes së vitit 2021, kur po e formonte “grupin e zjarrit”

Publikimi i fundit i Izet Mexhitit, ku ai promovon ndryshimin e emrave të rrugëve në Çair si sukses të tij, ka nxitur reagime pasi dokumentet zyrtare tregojnë se vendimi është miratuar në vitin 2021.

Bëhet fjalë për vendimin nr. 224 të Qytetit të Shkupit, të miratuar gjatë qeverisjes së vitit 2021, në kohën kur projektet dhe vendimet për ndryshimin e emrave të rrugëve udhëhiqeshin nga qeverisja ku figura të rëndësishme ishin Artan Grubi dhe Bujar Osmani.

Kritikët vlerësojnë se Mexhiti po manipulon opinionin publik duke paraqitur si arritje personale një vendim të marrë katër vjet më parë. Sipas tyre, ai sot lavdërohet me punët e qeverisjes së vitit 2021, ndërkohë që në atë periudhë ishte pjesë e së njëjtës shumicë politike dhe po formonte të ashtuquajturin “Grupi i Zjarrit”.

Dokumenti zyrtar i Qytetit të Shkupit dëshmon se vendimi është miratuar në vitin 2021, duke ngritur pikëpyetje mbi pretendimet se bëhet fjalë për një sukses të ri të Izet Mexhitit.

Back To Top