Kur rrugët bëhen vetëm për fushatë, përmbytjet i paguajnë qytetarët

Reshjet e dendura kanë nxjerrë sërish në pah problemet me infrastrukturën në Çair. Rrugë të përmbytura, ujë që ka hyrë në disa shtëpi dhe qarkullim i vështirësuar – kjo është panorama me të cilën po përballen qytetarët.

Në mungesë të një reagimi të menjëhershëm institucional, shumë banorë kanë dalë me iniciativën e tyre për të ndihmuar në qarkullimin e automjeteve dhe përballimin e situatës.

Mes këtyre pamjeve, qytetarët kërkojnë llogari dhe shtrojnë pyetjen: ku është Izet Mexhiti? Ata presin reagim në terren, përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete për problemet që, sipas tyre, përsëriten sa herë që ka reshje të dendura.

Back To Top